Pas fitores kundër Zvicrës, Kosova U17 ka kaluar krejt pritshmëritë e grupit 5 të eliminatorëve të Europianit, shkruan foldrejt.com. Tashmë shqiptarët e Kosovës do jenë pjesë e Elite Round, duke e bërë këtë si pjesë e vendit të parë, shkruan foldrejt.com.
Kosova U-17 edhe pse i mjaftonte vetëm një barazim për të kaluar më tej mposhti 1-0 Qipron vendase në ndeshjen e fundit dhe u ngjit në kuotën e 6 pikëve.
Falë barazimit 1-1 të Skocisë ndaj Zvicrës, Kosova mori vendin e parë në grup që erdhi si pasojë e dy fitoreve dhe 1 humbjeje në 3 ndeshje. Golin e fitores për Kosovën e shënoi Avdyli në minutën e 63-të ndërkohë që Marmullaku la të tijët me një lojtar më pak 2 minuta para fundit.
Dikur Zvicra U17 me Xhakën, Shaqirin dhe Kasamin morrën vendin e parë në botë – tashmë është koha e Kosovës U17 që të triumfojë një prestigj të tillë. Një rini që premton shumë për të ardhmen.