Xhudistet shqiptare Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi e Nora Gjakova, po vijojnë të na mrekullojnë dhe të na shtojnë nderin si komb dhe imazhin e mirë të Kosovës. Krasniqi dhe Kelmendi fitojnë dy medalje të arta, kurse Gjakova të argjendtë në garën Grand Prix në Tashkent të Uzbekistanit, shkruan foldrejt.com.
Gjermania Theresa Stoll ka fituar me ippon kundër Nora Gjakovës për ta marrë të artën. Në anën tjetër Distria Krasniqi shkëlqeu në finale dhe fitoi medaljen e artë në kategorinë -48 kg. Ajo në finale i dha leksion hungarezes Eva Csernoviczki. Distria me Ipoon e mundi hungarezen.
Krenaria e kombit shqiptar, kampionia olimpike Majlinda Kelmendi (-52 kg), fiton medaljen e artë. Majlinda tregoi mjeshtrin e saj. Trimëresha jonë dominoi në finale në përballje me zviceranen Evelyne Tschopp dhe e fitoi të artën. Majlinda dëshmoi klasin e saj, pas të argjendtës në Grand Slam në Abu Dhabi.