Kampionia e Kosovës, Majlinda Kelmendi do të jetë bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendësministren e Ministrisë së Kulturës, Daula Osmanin në sallen sportive “Minatori”, në Mitrovicë, sot, duke filluar nga ora 14:00 deri në 15:00.
Federata e Xhudos e Kosovës në bashkëpunim me klubin e xhudos “Trepça”, ky demonstrim organizohet në kuadër të programit “Kosova, shteti i xhudos” dhe ka për qëllim promovimin e sportit të xhudos. Ky demonstrim i do të jetë një mundësi për të pranishmit, duke përfshirë nxënësit e shkollave të ndryshme nga qyteti i Mitrovicës, transmeton Fol Drejt.