Kosovari Andrin Vuthaj nga Vrella e Istogut, pjesëtar i FSK-së, ka qenë pjesë e Akademisë Ushtarake “West Point” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai ka diplomuar sot në këtë akademi, ndërsa për çudi thuajse të gjitha mediat e Kosovës kanë heshtur dhe nuk i kanë kushtuar rëndësi këtij suksesi.
Për këtë ka reaguar edhe opinionisti Korab Blakaj i cili përmes një postimi në Facebook ka thënë: “Diplomimi në Akademinë Ushtarake Amerikane „West Point“ i një kuadri të shkëlqyer shqiptar nga Kosova nuk përben aspak lajm për mediat e Kosovës.????”