Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar deri më tash, ka pasur rritje prej mbi 25 % të vizitorëve.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) para disa ditësh ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për vitin 2022.
Në maj 2022 pjesë e anketës ishin 206 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.
Sipas anketës, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 32 444, prej të cilëve 37.12% ishin vendorë dhe 62.88% ishin të jashtëm, ndërsa numri i net-qëndrimeve ishte 50 247, prej tyre 32.10% nga vendorët dhe 67.90% nga të huajt.
Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka rajoni i Prishtinës me 15 223 vizitorë dhe 24 358 net-qëndrime.
Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh ishte nga Shqipëria, Zvicra, Gjermania, etj.
Ua kujtojmë se për shkak të pandemisë, numri i vizitorëve viteve të fundit, pat rënë në mënyrë drastike./FolDrejt/