Sekretarja gjenerale e CDU njëherësh edhe kandidatja kryesore për të zëvendësuar kancelaren Angela Merkel, Annegret Kramp-Karrenbauer, ka thënë se në rast se zgjidhet shefe e CDU do rishikojë ligjin e dyshtetësisë, shkruan “Der Spiegel”.
“Koncepti i dyshtetësisë mund të funksionojë vetëm nëse nuk i shërbën shmangjes së integrimit,” tha Kramp-Karrenbauer, përcjell foldrejt.com.
Kjo mund të sjellë telashe për turko-gjermanë të cilët në shumicë mbështesin presidentin Rexhep Taip Erdogan dhe gjatë zgjedhjeve në Turqi mund të votojnë.
Sipas Kram-Karrenbauer, mund të zbatohet ligji që fëmijëve të emigrantëve do mund t’u lejohet dyshtetësia, por jo edhe nipërve dhe mbesave të tyre./Foldrejt.com