Deputetja e LDK-së, Rrezata Krasniqi, ka reaguar pas raportimeve se zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, nuk mori pjesë për shkak të mungesës së kuorumit, transmeton Fol Drejt.
Krasniqi ka thënë se këto deklarime për mongesë kuorumi janë shpifje dhe manipulim.
“Zëvëndëskryeministri Besnik Bislimi refuzoi të marrë pjesë për raportim në Komisionin për Integrim Evropian, duke i ikur përgjegjësisë kushtetuese.”, ka thënë Krasniqi.
“Kjo është e vërteta e vetme, ndërsa deklarimet se mos-ardhja e tij ishte si rezultat i mungesës së kuorumit janë shpifje dhe manipulim. Ata që nuk ishin prezent i takojnë partisë në pushtet. Tani del se gjithçka ka qenë mirë e organizuar nga ta, për të pamundësuar raportimin, sepse duan ta fshehin para qytetarëve se kush në të vërtetë janë ata dhe në çfarë janë të angazhuar.”, ka shtuar Krasniqi më tej duke thënë se mashtruesit mbesin mashtrues./FolDrejt/