Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar kryetarët e komunave që udhëhiqen nga kjo parti.
Kështu ka njoftuar vetë Krasniqi përmes një postimi në facebook, ku ka lavdëruar punën që kanë bërë për qytetarët këta kryetarë.
Sipas Krasniqit, ky vit ka qenë një vit tejet sfidues për ta, por me punë të mira për qytetarët.
“Kryetarët e Komunave që udhëhiqen nga PDK kanë pasur një vit tejet sfidues, por edhe me shumë punë të mira për qytetarët. Në darkën e fundvitit, i falënderova për përkushtimin dhe performancën e jashtëzakonshme. U pajtuam që viti 2023 të jetë vit i zhvillimit dhe suksesit!”, ka shkruar Krasniqi në facebook./FolDrejt/