Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka cilësuar si të hidhur lajmin për ndarjen nga jeta të akademikes Edi Shukriu.
Krasniqi vlerësoi lart figurën e Shukriut, duke e cilësuar si një ndër shembujt e parë dhe shembull model i gruas kosovare, të pavarur dhe arsimuar.
“I hidhur lajmi për vdekjen e Akademikes Edi Shukriu, e cila me angazhimin e saj publik la gjurmë në vendin tonë. Profesoresha Shukriu veçohej edhe për kontributin e saj shkencor tejet të vlefshëm në fushën e arkeologjisë dhe antropologjisë.
Një ndër shembujt e parë dhe shembull model i gruas kosovare, të pavarur dhe të arsimuar. E tillë do mbetet në kujtesën tonë kolektive Edi Shukriu.
Ngushëllime familjarëve, miqëve dhe bashkëpunëtorëve të saj!”, ka shkruar Krasniqi./FolDrejt/