Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, thotë se vendet perëndimore që furnizojnë Ukrainën me tanke shtesë nuk do të ndryshojnë rrjedhën e konfliktit dhe se ato do të shtojnë problemet e popullit ukrainas, raporton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Presidenti ukrainas, Volodomyr Zelenskyy, tha se qeveria e tij po pret “vendime të forta” nga udhëheqësit e mbrojtjes të anëtarëve të NATO-s dhe vendeve të tjera që takohen të premten për të diskutuar rritjen e aftësisë së Ukrainës për t’u përballur me forcat ruse me tanke moderne luftarake.
Të gjithë sytë do të jenë te Gjermania në takim, pasi Berlini ende nuk ka konfirmuar përdorimin e tankeve Leopard në luftë./FolDrejt/