Tanket e furnizuara nga SHBA do të “digjen si gjithë të tjerët”, ka thënë Kremlini, njofton Sky News, transmeton Fol Drejt.
Ai e përshkroi dërgesën e propozuar të tankeve M1 Abrams në Ukrainë si një marrëzi të shtrenjtë.
Siç u rapoortua këtë mëngjes, Uashingtoni është gati të dërgojë dhjetëra tanke luftarake, të pajisura me një armë 120 mm, duke përmbysur pozicionin e tij të mëparshëm.
Marrëveshja paraprake e arritur në SHBA pritet të shtyjë Gjermaninë të miratojë rieksportin e tankeve të saj Leopard 2 në Ukrainë këtë pasdite./FolDrejt/