Kremlini tha të hënën se tanket që Britania planifikon të dërgojë në Ukrainë “do të digjen”, shkruan Sky News, transmeton Fol Drejt.
Mbretëria e Bashkuar tha të shtunën se do të dërgonte 14 tanke Challenger 2 si dhe mbështetje të tjera të avancuara artilerie në javët e ardhshme.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, hodhi poshtë ndikimin e armëve të reja që dërgohen nga Britania, si dhe ato që furnizohen nga Polonia, duke pretenduar se ato nuk do të ndryshojnë situatën në terren.
Ai shtoi se tanket e reja do të “digjen si të tjerët”./FolDrejt/