Themeluesi i kompanisë private paraushtarake Wagner, Yevgeny Prigozhin, në një letër të hapur drejtuar zëdhënësit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, pyeti se çfarë krimi kishte kryer kompania e tij.
“I nderuar Kirby, ju lutem mund të sqaroni se çfarë krimi ka kryer PMC Wagner,” thuhej në letrën e postuar në kanalin Telegram të Prigozhin.
Kirby njoftoi dje se SHBA-ja ka vendosur të caktojë kompaninë private ushtarake Wagner si një organizatë kriminale transnacionale dhe të vendosë sanksione shtesë ndaj saj javën e ardhshme.
Shtetet e Bashkuara tashmë e kanë vendosur Wagnerin në listën e sanksioneve./FolDrejt/