Planet e qeverisë së Kosovës, për të krijuar ushtrinë e tyre, ka sjellë kritika të ashpra nga Serbia dhe Rusia, por gjithashtu mbështetje nuk gjen as te partnerët e NATO, shkruan media gjermane tagesschaue.de. Bile qeveria serbe nuk e përjashton mundësinë e një ndërhyrje të dhunshme ushtarake.
“Shpresoj që asnjëherë nuk duhet të përdorim ushtrinë tonë, por në këto kushte ajo është një opsion i mundshëm,” tha kryeministrja Ana Brnabic.
Gjithashtu Rusia paralajmëroi Kosovën që “hapat e autoriteteve të Kosovës për të ndërtuar një ushtri mund të ketë pasoja të rënda jo vetëm për banorët serbë, por për gjithë sigurinë e Ballkanit.”
NATO: Një vendim në kohë të papërshtatshme
Rreth krijimit të ushtrisë së Kosovës ka reaguar edhe sekretari gjeneral i NATO, Jens Stoltenberg: “Përsëri është një këshillë e mirë nga partnerët e NATO dhe kjo mund të sjellte goditje për integrimin euro-atlantik të Kosovës.” Në rast se Kosova krijon ushtrinë e vetë, atëherë NATO duhet ta rimendojë angazhimin e saj në Kosovë.
Për sigurinë e Kosovës është aktivizuar KFOR-i i përbërë nga ushtarët e NATO. Parlamenti i Kosovës mendon të votojë ligjin për krijimin e ushtrisë në 14 dhjetor. Hapi është kontestues, përcjell foldrejt.com.
Pala kosovare mendon që krijimi i ushtrisë është vetëm në dobi të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe kurrsesi për largimin e serbëve nga Kosova, siç pretendon Beogradi./Foldrejt.com