Një ndër rrjetet më të mëdha televizive në botë “Al Jazeera” ka publikuar përherë të parë një dokumentar mbi muslimanët tatarë të Krimesë, që pas pushtimit të tyre nga Rusia në 2014.
E titulluar “Krimea: Sekreti i zi i Rusisë”, tregon se që pa aneksimit të Krimesë në mars 2014 nga forcat ruse 49 persona janë zhdukur ose vrarë në kushte të mistershme vetëm se kanë protestuar kundër okupimit.
Në dokumentar flet edhe lideri i tatarëve muslimanë në Krime, Mustafa Dzhemilev, i cili përveç që ka qenë disident i komunistëve sovjetikë edhe tani kundërshton katërcipërisht pushtimin rus mbi vendlindjen e tij.
E pushtuar dikur nga Sulltan Mehmet Fatihu II, Krimea ka qenë arenë e përplasjeve të shpeshta mes rusëve dhe turqve dhe më vonë edhe e polakëve. Megjithatë, banorët e saj vendas janë tatarët e Krimesë të cilët janë me fe islame. Përndjekja e tyre më e madhe ndodh pas LDB, kur Stalini kryen gjenocid mbi ta dhe i zhvendos nga Krimea në Siberi dhe vende tjera të Azisë Qendrore. Gjatë kësaj periudhe 60 përqind e tatarëve vdesin, kurse sipas shifrave të KGB-së kjo është 38 përqind (përsëri një shifër alarmante). Sot vetëm 12 përqind e banorëve të Krimesë janë tatarë, por përsëri të margjinalizuar nga udhëheqja e Putinit.
“Për rreth çerekshekulli ne jetuam në liri në Krime. Kjo periudhë është nga 1991 (shpërbërja e Bashkimit Sovjetik – foldrejt.com) deri në fillim të 2014,” thotë mes tjerash lideri i tatarëve që përsëri jeton në ekzil në Kiev, Mustafa Dzhemilev.
Përveç arrestimeve dhe kidnapimeve, rusët mbyllën edhe televizionin e tatarëve në Krime – kjo për të luftuar traditën dhe kulturën e vendasve.
“Është koha që në vend që Rusia të ndërtojë ura 3 miliardë euro që lidh Krimenë me Rusinë, të ndërtojë ura mes komunitetit të tatarëve të Krimesë. Edhepse shumica e tatarëve nuk e kanë mbështetur referendumin, është koha që Rusia të njohe të drejtat demokratike të tatarëve dhe të mos i turturojë dhe vrasë,” shkruan në fund Al Jazeera./Foldrejt.com