Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti në takim homologun e saj nga Kroacia, Gordan Grlić Radman.
Ky takim i cili u mbyll për media, u mbajt në objektin e kësaj ministrie e ku u diskutua edhe një çështje e rëndësishme për siguri.
Kroacia, si duket, ka vendosur ta ndihmojë Kosovën edhe në aspektin e mbrojtjes. Ky shtet pritet të ndërtojë bazë ushtarake në Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ministri kroat në takim me Gërvallën, e cili tha se ky projekt synon të rris sigurinë në rajon.
Ndryshe, Kroacia ka bërë të ditur sot që do të dhurojë 10 mijë vaksina për Kosovën.