Toka kroate akoma nuk gjen qetësi pas tërmetit të ndjeshëm me magnitutë 6.4 shkallë Rihter, informon foldrejt.com. Gjatë ditës së sotshme sipas Qendrës Seizmologjike Europiane (MESC) toka kroate ka përjetuar tre tërmete me fuqi 4.8, 4.6 dhe 3.9 shkallë Rihter. Epiqendra ka qenë rreth 45 kilometra në juglindje të Zagrebit.
Nga tërmeti i djeshëm në Kroaci deri tani kanë humbur jetën 7 persona, kurse 20 të tjerë janë plagosur. Ekspertët parashikojnë edhe tërmete tjera./Foldrejt.com