Fol Drejt
E martë, 20 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home OP/ED

Kronika e një drame të paralajmëruar në veri

2 vjet më parë
in OP/ED
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Ditëve të fundit Balkani ishte sërish në qendër të lajmeve ndërkombëtare. Kësaj radhe, si shumë herë më parë në vitet e fundit, në fokus të raporimit ishin trazirat në pjesën veriore të Kosovës, më saktëisht në komunat e banuara kryesisht me popullsinë serbe të Kosovës, në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Nga Qerim Ondozi

Lexoni edhe..

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

Porosit Web Porosit Web

Mediat vendore, rajonale e ndërkombëtare u vërshuan me pamjet që shumëkujt ia kujtuan vitet ’90, epokën më të përgjakshme të historisë së fundit të Evropës, nëse Ballkanin e konsiderojmë Evropë.

Në veri të Kosovës pamë dislokim të njësiteve speciale të policisë së Kosovës, pamë makina të blinduara, pamë ushtarë paqeruajtës të KFOR-it të gatshëm për aksion dhe pamë shumë banorë lokalë (disa prej tyre me maska të mbetura të pandemisë COVID) teksa bënin kërkesa të cilat shumë shpejt u artikuluan nëpërmjet dhunës, rrahjeve me shkopinj, shok-bombave dhe gazit lotsjellës.

Si erdhi deri te kjo situatë?

Ne që jetojmë në Kosovë kemi parë këso pamjesh shumë herë gjatë këtyre 23 viteve të fundit qëkur forcat ushtarake dhe policore të Kosovës u larguan për t’i lënë rrugë misionit paqeruajtës të KFOR-it dhe misionit të përkohshëm ndërkombëtar të UNMIK-ut.

Dhe ndërsa në një pjesë të mirë të Kosovës u vendos dhe u funksionalizua misioni administrativ në fjalë, pjesa veriore e Kosovës kurrë nuk e pranoi realitetin e vitit 1999 dhe kjo, ndër të tjera, nënkuptoi bojkotimin e gjithçkaje që vjen nga pjesa tjetër e Kosovës. Kulmi u arrit në vitin 2008 kur Kosova shpalli pavarësinë e vet, dhe me këtë hap ky bojkot mori përmasa edhe më serioze meqë tashmë u bë e qartë se Republika duhet ta shtrinte pushtetin e vet administrativ edhe në atë pjesë të Kosovës – pjesë e cila, ironikisht, nuk I kishte paguar as faturat e rrymës për dekada me radhë.

Dhe ky bojkot – sigurisht i nxitur nga shteti i Serbisë së cilës, o për konsum të brendshëm o për shtrirjen e ndikimit të vet në rajon, gjithmonë i shkon për shtati një trazirë e tillë – mori përmasa edhe më serioze, me eskalime të mëtejme, sa herë që institucionet e Republikës së Kosovës përpiqeshin të vendosnin rend dhe ligj në atë pjesë të vendit.

Në njërën nga përpjekje të tilla, në korrik të vitit 2011, nga gjuajtja me snajperë në veri të vendit u vra edhe Enver Zymberi, tashmë hero dhe ish-polic i Republikës së Kosovës.

Çfarë kërkojnë serbët në veri të Kosovës?

Në vazhdën e shumë negociatave të zhvilluara mes Kosovës dhe Serbisë, gjithmonë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, u parashtruan shumë kërkesa për ‘normalizim të marrëdhënieve’ mes dy vendeve, dhe në njërin prej dhjetëra takimeve të tilla u arrit një marrëveshje, e njohur si Marrëveshja e Brukselit, që ndër të tjera parashihte që në pjesën veriore të vendit të vendosej një vetëqeverisje lokale – e njohur si Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Dhe ndërsa opozita dhe opinioni shqiptar në përgjithësi këtë organizim e shihnin me dyshim duke iu frikësuar një Republike Sërpske të re në Kosovë, pala serbe ishte e prerë se një gjë e tillë duhet të zbatohej medoemos, dhe në takimet e fundit të zhvilluara mes kryministrit Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq, sipas mediave, u tha se Asociacioni ishte pika e parë për zbatimin e marrëveshjes kornizë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në anën tjetër, në vazhdën e përpjekjeve të Kosovës për të shtrirë sundimin e ligjit në këtë pjesë të vendit, kur u mor vendimi për zëvendësimin e targave të Serbisë me ato të Kosovës, deputetët serbë të Listës Serbe, bashkë me kryetarët e komunave të veriut, gjykatësit, administratën dhe policinë i dorëzuan mandatet e tyre dhe hoqën dorë nga të gjitha postet publike, si kundërpërgjigje ndaj këtij vendimi të Qeverisë së Kosovës.

Dhe pasi Qeveria e Kosovës shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme në ato komuna (të cilat u bojkotuan nga shumica serbe e kësaj zone) dhe u zgjodhën kryetarët e rinj shqiptarë – filloi e gjithë hallakama.

Si të zgjidhet e pazgjidhshmja?

Me bojkotin që iu bë të gjitha institucioneve të Kosovës në nivel qendror dhe atë lokal, me lëshimin e të gjitha posteve publike, duket qartë se komuniteti serb zor se do të kthehet në institucione pa një ‘karotë’ të madhe nga Bashkësia Ndërkombëtare.

Dhe kjo karotë me gjasë do të jetë një Asociacion me kompetenca të zgjeruara, në pajtim me Kushtetutën e Kosovës (diçka që nuk mund të arrihet fort lehtë, kur e kemi parasysh se Gjykata Kushtetuese e pati hedhur poshtë si jokushtetues statutin e propozuar për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe).

Në anën tjetër, themelimi i një Asociacioni të tillë do të binte ndesh me të gjitha premtimet që kryeministri aktual, Albin Kurti, i dha elektoratit të vet para zgjedhjeve, por edhe me krejt kauzën e kësaj lëvizjeje politike e cila erdhi në pushtet në kurriz të pozicionit të vet të ashpër karshi Serbisë.

Po kështu, çdo zgjidhje afatgjatë për Kosovën gjithsesi mund të bumerangohet edhe në rajon, në konfliktet e ngrira në Bosnjë e Hercegovinë, në statusin e shqiptarëve në Luginë të Preshevës e në Maqedoni të Veriut, por edhe më gjerë.

Mbase kjo është edhe arsyeja pse nuk po zgjidhet kjo nyjë e fundit e Kosovës – sepse çdo zgjidhje mund t’i krijojë më shumë telashe Bashkësisë Ndërkombëtare sesa mirëmbajtja e një status quo-je të cilën më së shumti po e vuajnë qytetarët e Kosovës, por edhe ata të veriut të vendit.

Tags: KosovësQerim OndoziQeveria e KosovesVeriu
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Macron fajëson Kosovën për mosrespektimin e marrëveshjes së ndërmjetësimit

Lajmi tjetër

Video/ Ushtrohet dhunë fizike ndaj gazetarëve në Zveçan

Të ngjajshme

LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
KOSOVË

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

14 Nëntor, 2024
OP/ED

Blakaj: Harris dhe Trump, protagonistët e tragjikomedisë botërore

8 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM