Kryeministri Kurti sot pritet të takohet me pesë zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së.
Zyra e kryeministrit ka njoftuar se Kurti do të takohet me përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, këshilltarin diplomatik të kryeministrit të Italisë, Francesco Maria Talò dhe zëvendësndihmës sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Takimi pritet të zhvillohet duke filluar nga ora 10:00. /FolDrejt/