Kryeministri i Hungarisë thotë se sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë janë një gabim dhe duhet t’u jepet fund, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Duke folur për radion shtetërore hungareze, Viktor Orban tha se nëse sanksionet ndaj Rusisë hiqen, çmimet e energjisë dhe inflacioni do të bien në gjysmë.
Sipas Orban, blloku i BE-së duhet të marrë një vendim politik.
“Është e sigurt që Amerika e fitoi luftën dhe Evropa humbi. Ka një debat nëse Rusia fitoi apo humbi. Nëse flasim për para, nuk mund të themi se Rusia ka humbur shumë”, tha ai.
Ai shtoi se Hungaria nuk ka fuqi për t’i dhënë fund sanksioneve, por vende si Franca dhe Gjermania e bëjnë këtë.
Hungaria i ka bërë vazhdimisht thirrje Brukselit që të vlerësojë ndikimin e sanksioneve të bllokut mbi shtetet anëtare individuale në mes të krizës së vazhdueshme energjetike./FolDrejt/