Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dje ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, njoftoi Zyra për Komunikim Publik (ZKM), transmeton Fol Drejt.
Ministri Zayed Al Nahyan e informoi se Emiratet e Bashkuara Arabe do të dhurojnë 25 milionë dollarë për një spital të ri të fëmijëve në Kosovë.
Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për këtë kontribut, që do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e shumë fëmijëve në Republikën e Kosovës.
U bisedua për avancimin dhe forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe./FolDrejt/