Personalitete nga jeta publike dhe qytetarë të shumtë janë shprehur të zhgënjyer me Kryeministrin Albin Kurti, pas “elozhesë” që ky i fundit ia thuri politikanit serb Oliver Ivanoviq, i vrarë në rrethana të dyshimta pesë vite më parë, shkruan Fol Drejt.
Një ndër ata që i kanë reaguar Kryeministrit Kurti pas këtyre deklaratave, ka qenë edhe Halit Barani, aktivist i njohur nga Mitrovica për të drejtat e njeriut.
“Kryeministri nuk është dashtë ta lavdojë një kriminel. Asnjë kosovar e më së paku ai nuk duhet me thur elozhe për Ivanoviqin i cili ka vra shqiptarë”, ka thënë Barani për “Front Online”.
Me këtë rast ai ia ka kujtuar Kurtit krimet e kryera në veriun e Kosovës, menjëherë pas lufte, prapa të cilave dyshohet të ketë qëndruar grupi kriminal “Rojat e Urës”, udhëheqës i së cilave ishte Oliver Ivanoviq:
“Më 1999 në Lagjen Bair, përkatësisht te Kovaçt, i ka pushkatuar, Ivanoviqi ka qenë kryekrimineli, 31 shqiptarë, kryesisht të rinj. Më 16 prill 1999 në Lagjen Ura e Gjakut i ka pushkatuar pesë shqiptarë. Pas lufte, ka qenë kryesori i grupit “Rojat e Urës”, ku më 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000 i ka pushkatu 10 shqiptarë, pesë femra dhe pesë meshkuj, mesin e tyre edhe një fëmijë. Kush e ka lavdëruar ia paftë hairin”, ka thënë Barani.
Ai madje ka thënë se Kurti duhet të iu kërkojë falje familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre nga dora e Oliver Ivanoqviqit.
Por Barani nuk ka qenë i vetmi që ka reaguar. Më i ashpër se ky i fundit është shprehur gazetari Milaim Zeka.
“Shikoni çfare kryeministri kemi: E perkujton te vrases te denuar nga Eulexi, ama asnje fjale per Profesor Cenen dhe Cen Aliçkajn!
Albinit i shkon shume ky varg, meq ai e done shume poezine, madje edhe fjalimet politike i ka me rime.
O kuku, kuku per mu
Po per shume e m… paskemi luftu!”
Por një incizim i Kurtit e ka demantuar vetë këtë të fundit. Vite më parë në një intervistë thotë se për Ivanoviqin mendon se ishte kriminel lufte.
Këto deklarata kanë bërë që ai të kthehet në qendër të kritikave të shumta nga qytetarët dhe personalitete të ndryshme nga jeta publike./FolDrejt/