Të premten, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të raportojë në Kuvendin e Kosovës në lidhje me draftin e asociacionit dhe takimin në Bruksel.
Një kërkesë e tillë u bë nga opozita gjatë mbledhjes së kryesisë së Kuvendit. Kështu tha shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi.
“Sot në mbledhjen e Kryesisë u pajtuam që ta ftojmë për raportim kryeministrin Albin Kurti se çfarë ka pranuar në Bruksel. Cili është ai draft dhe çfarë ka pranuar kryeministri në Bruksel”, tha ai.
Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se Kurti e ka për obligim raportimin në Kuvend para dhe pas takimeve në Bruksel.
Ai tha se bashkë me Zyrën e Kryeministrit janë pajtuar që kjo seancë të mbahet të premten.