Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nesër do të marrë pjesë në manifestimin qendror për 145-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 24-vjetorin e çlirimit të Kosovës, raporton Fol Drejt.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në tribunën në shënim të 145-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.”, shkruan në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Tutje, aty thuhet se Kurti do të marrë pjesë në manifestimin qendror për 145-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 24-vjetorin e çlirimit të Kosovës.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në përmbyllje të shënimit të 145- vjetorit të Lidhjes, bën homazhe në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.”, thuhet në fund të njoftimit. /FolDrejt/