Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka numëruar arritjet e vitit 2022 në fushën e energjisë dhe digjitalizimit, duke përmendur investimet e marrëveshjet e nënshkruara.
Kryeministri Kurti në radhë të parë ka përmendur miratimin e Strategjisë së Energjisë për vitin 2022-2031, ai gjithashtu ka përmendur edhe marëveshjen me MCC-në dhe për ndërtimin e impiantit solar për ngrohje solare.
“Gjatë vitit që porsa lamë pas:
Miratuam Strategjinë e re të Energjisë 2022-2031
Nënshkruam marrëveshje për dy projektet më inovative të energjisë në rajon:
– Me MCC për ndërtimin e kapaciteteve për rezerva prej 340 MWh (236.7 milionë dollarë);
– Për ndërtimin e impiantit solar për ngrohje solare prej 50 MW termale, ndër më të mëdhenjtë në Evropë, me BE, KfW dhe BERZh.
Inauguruam Parkun e Erës në Selac, me kapacitet prej 105 megavat;
Investuam për efiçencë të energjisë:
– mbi 4 milionë euro për 29 ndërtesa publike;
– rreth 5 milionë euro për 38 projekte të reja.
Disbursuam 95 milionë euro për të ndihmuar qytetarët e bizneset në përballje me krizën energjetike;
Ndamë 6 milionë euro për 10 mijë familje për të subvencionuar pajisjet që do të ulin rreth 70% konsumin e energjisë;
Ndaluam përdorimin e energjisë elektrike për mihje të kriptovalutave;”, ka thënë kryeministri Kurti për arritjet në fushën e energjetikës.
Ndërkaq, për digjitalizim, Kurti ka përmendur rritjen e numrit të shërbimeve elektronike, trajnimin e të rinjve për shkathtësi digjitale, qasjen në internet pa pagesë për 105 shkolla dhe 43 institucione shëndetësore.
“Arritëm mbulueshmëri prej 100% të zonave të banuara me infrastrukturë të internetit brezgjerë;
Në indeksin GTMI të Bankës Botërore u ngritëm nga grupi C në grupin B për fokusin në qeverisje digjitale;
Lansuam Sistemin për Hartimin e Legjislacionit (LDS);
Inauguruam Sistemin Nacional për Monitorimin e Spektrit frekuencor me vlerë prej 2.7 milionë euro, i cili mbulon tërë territorin e vendit në shërbim të sigurisë kombëtare;
Lansuam Rrjetin për Hulumtim dhe Edukim i Kosovës (KREN) dhe lidhjen e Kosovës me Rrjetin Pan-Evropian për Hulumtim e Edukim (GÉANT)”, ka thënë Kurti tutje për arritjet në fushën e digjitalizimit./FolDrejt/