Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka deklaruar se Ankandi Solar 100MW do t’i shtojë përfitimet, si dhe do t’i hapë mundësitë për projekte të ardhshme për energji të ripërtrishme, shkruan Fol Drejt.
Këto deklarata ai i tha gjatë konferencës së organizuar nga Ministria e Ekonomisë dhe USAID-i:
“Jemi në vijë të drejtë të një tranzicioni të nevojshëm energjetik. Ky është një progres i gjelbër i prekshëm”, u shpreh Kryeministri Kurti.
“Në strategji kemi përcaktuar planin për të siguruar mbi 200MW energji, për një të ardhme të mirë energjetike. Kosova do të jetë falënderuese për mbështetjet të vazhdueshme në ndërtimin e një ekonomie e me prosperitet”, shtoi ai.
Në anën tjetër Jeffrey Hovenier tha se ky ankand është një hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit të Kosovës në BE.
Sipas tij Kosova është në rrugë të mirë të reformave energjetike, por që nevojitet edhe përfshirja e sektorit privat, si kontributdhënës në këtë drejtim.
Edhe Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli premtoi përkushtim në aspektin e këtyre zhvillimeve, duke përfshirë edhe “praktika të reja”, ndërsa sipas saj në këtë kuptim përfshihet edhe zhvillimi i fuqisë punëtore, adekuate për këtë sektor./FolDrejt/