Pas gjithë vendimit që mori Qeveria e Kosovës për targat, duke e zbatuar vendimin si të sekuencuar, ka reaguar kryeministri Kurti edhe përmes një postimi në facebook.
Ai tha se në mbledhjen e dytë që mbajti Qeveria këtë javë, u qartësua zbatimi i vendimit për targa, që nis nga 1 nëntori.
Kryeministri Kurti sqaroi edhe një herë mënyrën e zbatimit të vendimit, të ndarë në tri etapa dhe shkallë, transmeton Fol Drejt.
“Në këtë mënyrë kemi treguar vendosmërinë për zbatimin e vendimeve tona dhe përkushtimin e kontributin tonë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend, e që ishte edhe brengë e partnerëve e miqve tanë ndërkombëtarë. Jemi të bindur se sundimi i rendit e ligjit dhe paqja e siguria shkojnë e mirëmbahen bashkë.” – shprehet kryeministri Kurti./FolDrejt/