Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në facebook, ka paraqitur të arriturat e qeverisë që drejton në fushën e barazisë dhe gjithëpërfshirjes për vitin 2022.
Kurti ka përmendur që në krye shpalljen e vitit 2022 si vit të personave me aftësi të kufizuar.
Ai ka përmendur masën 1.6 të pakos së ringjalles ekonomike, me të cilën janë punësuar 239 veta.
“Përfshimë në platformën për konsultime me publikun qytetarët që nuk dëgjojnë dhe qytetarët e verbër duke u mundësuar atyre kontributin në ligje, politika dhe dokumente që hartohen prej Qeverisë përmes shërbimeve në gjuhën e shenjave dhe zërim;
– Proceduam në Kuvend propozimin për përfshirjen e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara në Kushtetutën e Kosovës;
– Zyra e Kryeministrit ofroi gjithsej 4868 orë shërbime të interpretëve në gjuhën e shenjave për qytetaret që nuk dëgjojnë;”, ka shkruar kryeministri Kurti.
Tutje, ai ka përmendur miratimin e strategjisë kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje dhe dhunën ndaj grave.
Kurti ka përmendur edhe mbështetjen me 400000 euro për 10 strehimore për viktimat e dhunës në familje.
Në mesin e arritjeve, kryeministri Kurti ka përmendur edhe ndarjen e 300000 eurove për bursa për nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptianë; ndarjen e 96 granteve për komunitetet jo shumicë.
Postimi i plotë i kryeministrit Kurti:
“2022: Qeveria për gjithëpërfshirje dhe barazi
– Vitin 2022 e shpallëm Vit të Personave me Aftësi të Kufizuar;
– Në kuadër të masës 1.6 të Pakos së Ringjalljes Ekonomik – Mbështetja e Personave me Aftësi të Kufizuara, u punësuan 239 veta (119 burra dhe 120 gra).
– Përfshimë në platformën për konsultime me publikun qytetarët që nuk dëgjojnë dhe qytetarët e verbër duke u mundësuar atyre kontributin në ligje, politika dhe dokumente që hartohen prej Qeverisë përmes shërbimeve në gjuhën e shenjave dhe zërim;
– Proceduam në Kuvend propozimin për përfshirjen e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara në Kushtetutën e Kosovës;
– Zyra e Kryeministrit ofroi gjithsej 4868 orë shërbime të interpretëve në gjuhën e shenjave për qytetaret që nuk dëgjojnë;
– Miratuam Strategjinë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhunën ndaj Grave 2022-2026;
– Për shpërndarje të barabartë të burimeve dhe mundësi të barabarta, miratuam koncept dokumentin për Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor;
– Mbështetëm me 400,000 euro 10 strehimore për viktimat e dhunës në familje;
– Miratuam Strategjinë për Avancimin e të Drejtave të Komunitetit Rom dhe Ashkali 2022-2026;
– Themeluam Ekipin ndërinstitucional për nxitjen dhe promovimin e punësimit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Republikën e Kosovës;
– Lansuam Platformën Kombëtare për Raportimin e Rasteve të Diskriminimit ndaj Komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian;
– Mbështetëm 123 projekte për biznese të vogla dhe start-up për komunitetet joshumicë
– Ndamë 300,000 € për bursa për nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, 300,000 € për qendrat mësimore te fëmijëve rom, ashkali dhe egjiptianë dhe 350,000€ për punë me fëmijë me talente dhe fëmijë me nevoja të veçanta;
– Ndamë 96 grante për organizata për projekte nga të cilat përfitojnë komunitetet jo shumicë.”/FolDrejt/