I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, do të qëndrojë pasdite në objektin e Qeverisë së Kosovës.
Ai do të pritet nga kryeministri Albin Kurti në takimin që do të nisë nga ora 15:00.
Gjithashtu Lajçak pritet që këtë të martë të zhvillojë takim edhe me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
I dërguari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, viziton sot Kosovën, pasi që një ditë më parë ka qëndruar në Beograd, ku ka takuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.