Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon.
Siç bën me dije zyra e kryeministrit, gjatë këtij takimi u theksua miqësia, partneriteti dhe aleanca ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë, si dhe të njëjtat vlera dhe pikëpamje për paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë.
Kryeministri Kurti shprehu mirënjohe për kontributin e Sllovenisë para dhe pas luftës në Kosovë, si dhe përkrahjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës.
U bisedua për perspektivën evropiane të rajonit, rëndësinë e Procesit të Berlinit, rreth hapave të ardhshëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër, dhe për çështje tjera aktuale./FolDrejt/