Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e parë të qeverisë për vitin 2023, është shprehur se vështirësitë do t’i kthejnë në mundësi dhe se përballja me ato vështirësi do ta definojë popullin e Kosovës.
Kryeministri Kurti, gjatë mbledhjes vlerësoi se e kanë filluar mbarë që në ditën e tretë të vitit, duke realizuar kështu premtimin për shtesat e fëmijëve deri në moshën 16-vjeçare.
“Ja kemi filluar mbarë që në ditën e tretë të vitit. Realizuam premtimin për shtesat e fëmijëve deri në moshën 16-vjeçare. E në mbledhjen e parë për këtë vit kemi në rend dite Projektligjin për Investime të Qëndrueshme. Në bazë të kësaj ne synojmë të tërheqim investimet, vendosim bazën për përkrahjen e industrisë vendore, punësimin e qëndrueshëm, të fuqizojmë rininë dhe gratë si dhe të thellojmë lidhjen me mërgatën”, është shprehur Kurti./FolDrejt/