Kreu i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me organizatën “Vatra”.
Konjufca për këtë organizatë është shprehur se ka lënë gjurmë të pashlyeshme me kontributin për popullin shqiptar.
“Ka lënë gjurmë të pashlyeshme me kontributin e vet për kombin shqiptar dhe për pavarësinë e Kosovës dhe gjithçka që ka qenë e mirë dhe e nevojshme për popullin tonë”, është shprehur Konjufca./FolDrejt/