Kryetari i Komunës së Preshevës ka lajmëruar qytetarët e Preshevës se ai është në gjendje jo të mirë shëndetsore dhe se momentalisht gjendet në spitalin e Nishit.
“Të nderuar qytetar të Komunës së Preshevës
Kam obligim moral të ju njoftoj se jam në gjendje të rëndë shëndetësore dhe gjindem momentalisht nën përkujdesjen e ekipit mjekësor në Spitalin e Nishit. Edhe pse kam kryer disa ditë më parë testin për Corona me rezultat negativ, ndërkaq kam pasur përkeqësime të shëndetit dhe jam detyruar të shtrihem në Spital.
Ju përshëndes të gjithëve.
Shtoni kujdesin të gjithë, ruani veten dhe familjen.” -ka shkruar Arifi në Facebook. /FolDrejt/