Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka liruar nga detyra dy drejtorë të drejtorive komunale.
Siç njofton kjo komunë, me qëllim të ngritjes së performancës dhe efikasitetit të kabinetit, Lladrovci ka liruar nga detyra dy drejtorët Ruzhdi Lestrani dhe znj. Egzona Jetullahu-Gjoshi.
“Ky vendim nuk ishte i lehtë, sepse, me vite kemi punuar e bashkëpunuar për të qenë komuna më e mirë në performancën komunale. Së shpejti, do të marr vendim për plotësimin e vendeve të lira në Kabinetin tim, për të vijuar me sukses qeverisjen dhe duke zbatuar premtimet e dhëna para qytetarëve”, ka thënë kryetari Lladrovci, njofton komuna e Drenasit./FolDrejt/