Kryetarja e Haraçinës akoma pa kryer ndonjë vepër kapitale në komunën e saj, ka shfrytëzuar paratë zyrtare për të blerë sende personale si cigare, qirinj aromatikë, fshesa me lagështi, lugë prej druri, suxhuk, domestos dhe shumë sende të tjera personale, shkruan media maqedonase makfaks.com.
Deri në nëntor të vitit të kaluar, komuna e Haraçinës e udhëhequr nga Milikije Halimi, kaloi rreth 7 mijë euro në restorante dhe kafene.
Media maqedonase disa ditë ka kërkuar të komunikojë me zonjën Halimi, për këto shpenzime të panevojshme, por ajo nuk ju është përgjigjur thirrjeve telefonike./Foldrejt.com