Të enjten në mëngjes policia gjermane kreu një patrullë kufitare në Schwarzbach (Austri), ku kapën disa shqiptarë të cilët udhëtonin pa dokumenta të rregullta, shkruan portali gjerman bgland24.de.
“Konkretisht kontrolli është kryer në autobusin me targa të Maqedonisë Veriore ku katër pasagjerë planifikonin të qëndronin më gjatë sesa norma e lejuar në Gjermani,” përcjell foldrejt.com.
Ndihmës.shoferi i autobusit ishte një 39 vjeçar shqiptar, i cili në fakt kishte dokumenta të rregullta por kundrejt policisë gjermane tha se kërkonte punë në Gjermani. Megjithatë ai nuk kishte vizë (leje) pune, për këtë u dëbua menjëherë.
Të pestë të lartëpërmendurit u kthyen mbrapsht drejt Austrisë.
Ngjashëm policia gjermane filloi të patrullojë kufirin edhe gjatë të enjtes mbrëma, ku u kap një 32 vjeçar shqiptar i cili kishte ndalesë udhëtimi për gjashtë vjet në Gjermani. Edhepse ndalesa i përfundonte edhe pak muaj, kjo nuk ishte arsyetim për policinë gjermane që ta lejonte ta kalonte kufirin./Foldrejt.com