Hoxhë Muhamed Sytari ka shpërndarë një mesazh të veçantë në profilin e tij në Facebook duke thënë se në Islam do të gjesh dallimet në mesin e njerëzve janë pika takimi, jo qoshke.
Hoxhë Muhamed Sytari ka thënë se qysh në ditët e para të Thirrjes ISlame në gjejmë njerëz pranë të Dërguarit të Allahut që janë të përkatësive të ndryshme si arab, etiopian, romak e persi.
Ky është mesazhi i plotë i hoxhës nga Shkodra:
Ku tjetër, veçse në Islam, do të gjesh se dallimet në mesin e njerëzve, janë pika takimi, jo qoshke, prej ku secili ngre një kala, prej ku e gjuan tjetrin, duke u përpjekur të dëshmojë mbizotërim, zhveshur nga mëshira, njerzilleku e nijeti i pastër!
Prandaj, do të gjesh se, që në ditët e para të Thirrjes Islame, përreth të Dërguarit të Allahut, u mblodhën Ebu Bekër arabi, Bilal etiopiani, Suhejb romaku, Selman persi, e të tjerë pa fund, që së bashku formuan mozaikun më të paimagjinueshëm dhe tabllonë më të përsosur të Vëllazërisë Njerëzore dhe asaj Islame!
Akoma sot, përtej konferencave plot prozhektorë e fallcitet, referateve e kumtesa pa fund, njeriu vazhdon të vrasë sojin e tij, t’ia zaptojë padrejtësisht tokën, të ushtrojë gjenocid e të djegë si Neron ekstravagant, të mburret me armatime e të krekoset me mundësinë e shkatërrimit në masë!
E, siç na mësojnë më të mëdhenjtë tanë, për pa u kthyer njeriu tek Zoti i tij, nuk mund të ketë Paqe e qetësi në këtë botë!
Imam Muhamed B. Sytari
Larg, 29 maj 2024