Respekti ndaj prindërve është një nga bazat e një myslimani të mirë. Rëndësia e kujdesit ndaj prindërve është gjithashtu pikë e ndjeshme që ndikon në jetën e kësaj bote dhe të botës tjetër gjithashtu.
Imami nga Shkodra, Muhamed Sytari e ka konsideruar kujdesin ndaj prindërve si një amanet që ne duhet ta kemi parasysh në përditshmërinë tonë, ngaqë para gjithçkaje tjetër nga ai varen shumë aspekte të jetës së përjetshme, përcjell Fol Drejt.
Imami Sytari ka theksuar se trendet e reja që po paraqiten në shoqëritë botërore po në veçanti atë shqiptare po ndikojnë që gjithnjë e më shumë të humbet respekti ndaj prindërve dhe të rinjtë nuk janë të vetëdijshëm mjaftueshëm për pasojat e kësaj sjelljeje.
Më poshtë mund ta ndiqni videon e plotë të imamit Sytari: