Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës Dmytro Kuleba u ka bërë thirrje vendeve të G7 dhe Bashkimit Evropian që të vendosin sanksione të ashpra kundër Rusisë në mënyrë që të “vrasin” aftësinë e saj për të prodhuar raketa, shkruan Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
Ai postoi apelin përkatës në llogarinë e tij në Twitter të shtunën në mes të sulmit masiv me raketa të Rusisë ndaj qyteteve të Ukrainës.
“Çdo breshëri raketash shterron më tej rezervat ruse. Megjithatë, ata janë ende në gjendje të prodhojnë të reja. Ne mund dhe duhet të vrasim industrinë e tyre të raketave dhe dronëve me një sulm masiv sanksionesh”, shkroi ai.
Në këtë kontekst, Kuleba i kërkoi G7 dhe BE-së “të zbatojnë sanksionet përkatëse të propozuara nga Ukraina pa vonesë”.
Siç raportohet, pasditen e 14 janarit, forcat ruse goditën një bllok apartamentesh në qytetin Dnipro. Të paktën pesë persona u vranë dhe 27 të tjerë, përfshirë fëmijë, u plagosën si pasojë e sulmit. /FolDrejt/