Në portalin “gazetatem.net” sot është publikuar një shkrim tendencioz bazuar në një analizën nga autorët Linsly-Chittenden Hall dhe David N Livingsotone, nën titullin “Lufta midis shkencës dhe fesë nuk është e pashmangshme: Ndërlikimet, momentet e konfliktit dhe zgjidhje”.
Autorët duke u bazuar edhe në deklarimet e biologëve të ndryshëm botëror të evulucionit siç janë Xherri Kojn, Majkëll Reis dhe fituesin e çmimit Nobel Sër Harold Kroto, konstatojnë se ka një mos përshtatje mes fesë dhe shkencës dhe shpesh herë ato edhe përplasen njëra me tjetrën deri në shkaktimin e luftrave të ndryshme.
Përmes këtij opinioni do përpiqemi që të japim një vlersim ekuivalent dhe të barazvlefshëm në planin profesional prandaj do të bazohemi në një nga fizicientët më të mëdhej musliman me emrin Prof. dr. Abdus Salam, por njëkohësisht edhe muslimani i parë që mori çmimin Nobel në Shkencë.
Në vitin 1984 ai mbajti një fjalim të titulluar “Islami dhe shkenca – përputhshmëria apo konflikti?
Ky fjalim u mbajt nga prof. dr. Abdus Salami në UNESCO House të Parisit, më 27 prill të vitit 1984, pas ftesës nga organizata “Islam and the West” (Islami dhe Perëndimi). Takimin e inauguroi dr. Habib Chatti, sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Konferencës Islame. Sipas programit, në këtë takim ishin ftuar dy përfaqësues nga feja Islame, ndërsa dy të tjerë për të paraqitur pikëpamjen perëndimore. Nga pala islame ishte dr. Abdus Salami dhe dr. Hussein AlJazaeri, ish-ministrër i shëndetësisë së Arabisë Saudite dhe tashmë drejtor rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Nga ana perëndimore ishte prof. Louis Leprince-Ringuet, profesor në politeknikë Ecole dhe prof. Jean Bernard, president i Akademisë Franceze për Shkencën dhe drejtor i Institutit për kërkime ‘Leukemia’.
Më poshtë do japim fjalimin e tij të plotë:
“Le të nisem me pohimin se unë jam mysliman dhe njëkohësisht një besimtar praktikues i fesë islame. Jam mysliman sepse i besoj mesazhit shpirtëror të Kuranit Famëlartë, i cili duke më dhënë shembuj nga kozmologjia, fizika, biologjia dhe mjekësia, më këshillon si shkencëtar t’i kushtoj rëndësi studimit të ligjeve të natyrës
Kurani thotë:
Vallë, a nuk i shohin devetë, se si janë krijuar?! Po qiellin, se si është ngritur?! Po malet, se si janë vënë të patundura?!
[El-Gashije 88:18-20]
dhe thekson:
“Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe në ndërrimin e natës e të ditës, ka shenja për mendarët, për ata që e përmendin Allahun duke qëndruar në këmbë, ndenjur ose shtrirë dhe që meditojnë për krijimin e qiejve dhe të Tokës (duke thënë:) “O Zoti Ynë! Ti nuk i ke krijuar kot këto. I lartësuar qofsh (nga çdo e metë)!” [Ale-Imran 3:189-190]
Kurani tregon epërsinë e ālimit, pra atij që zotëron diturinë dhe mendjehollësinë, duke parashtruar pyetjen: Si mund të qëndrojnë këta, të cilëve u mungojnë këto atribute, përballë atyre që i zotërojnë ato? Shtatëqind e pesëdhjetë ajete kuranore (pothuaj një e teta e librit) nxit besimtarët që të studiojnë natyrën, të përsiatin e të shfrytëzojnë arsyetimin në kërkimin e të përsosurit e për të kthyer kërkimin e diturisë dhe të kuptuarit shkencor në pjesën thelbësore të shoqërisë.
I Dërguari i Allahut savs ka theksuar se kërkimi i dijes dhe shkencës është detyrim i çdo myslimani dhe i çdo myslimanje. Ai urdhëroi ndjekësit e tij ta fitojnë dijen edhe nëse do t’u duhej të merrnin udhën për në Kinë në këtë kërkim. Këtu, pa dyshim, ai më shumë synonte dijen shkencore sesa atë shpirtërore, si dhe nënvizonte natyrën mbarënjerëzore në kërkimet shkencore.
Ky duhet të jetë kushti paraprak, nga i cili duhet të niset çfarëdolloj mendimi fundamental i Islamit. Krahas këtij kushti, do ta shtojmë atë që Maurice Bucaille ka pranuar shprehimisht në veprën e tij madhështore “The Bible, the Quran and Science” (Bibla, Kurani dhe shkenca):
‘Nuk ka asnjë ajet në Kuran, ku përmenden fenomenat natyrore dhe që bien në kundërshtim me atë që ne dimë me siguri nga zbulimet shkencore.’
Përpos këtyre vihet kushti i tretë; gjatë gjithë historisë islame, nuk ka ngjarë asnjëherë ajo që i ndodhi Galileut apo Gjordano Brunos. Persekutimet kanë qenë, dënimet publike madje përjashtime dhe bojkote kanë ndodhur, por gjithmonë për mospajtime doktrinare e jo për idetë shkencore. Aq më tepër, inkuizicioni i parë, i cili u shfaq në Islam, nuk drejtohej nga teologët ortodoks, por nga të ashtuquajturit racionalistët, Mu’tazala. Këta ishin teologët që krenoheshin për përdorimin e arsyetimit. I famshmi Ahmad bin Hanbali ishte një ndër ata që iu nënshtrua tiranisë së tyre.”