Gëzimi i besimtarëve muslimanë lidhet ngushtë me shikimin e Hënës së re, që simbolizon edhe fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Edhepse hëna e re nuk duket gjatë natës së parë, shumë sosht hedhin shikimin lartë për t’u munduar për ta parë Hënën e re, shkruan AJ, përcjell foldrejt.com.
Kur do fillojë Ramazani gjatë 2019?
Në shumicën e vendeve arabe dita e parë e agjërimit do të jetë në 6 maj (e hënë). Gjykata Supreme e Arabisë Saudite ka kërkuar nga gjithë muslimanët që të shikojnë hënën e re që sinjalizon edhe fillimin e Ramazanit.
Katari, Indonezia, Libani, Siria, Egjipti, Marokoja, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe disa shtete tjere islame do fillojnë agjërimin të hënën. Ngjashëm vlen edhe për shumicën e shteteve perëndimore, ku jeton një minoritet i madh muslimanësh, informon foldrejt.com.
Predikimet shkencore
Kalkulimet astronomike thonë se hëna e re do lind në 4 maj në orën 22:47, por nuk do duket nga shikimi i thjeshtë me sy.
Të dielën mbrëma, shikimi me sy do jetë i mundur, vetëm se do mjaftonte një kohë e kthejllët
![]() |
||
Sipas qendrës astronomike me të kuqe janë paraqitur vendet ku nuk mund të shikohet hëna e re – të shtunën mbrëma.
|
Hëna e re do mund të duket me sy të lirë në vendet me ngjyrë të gjelbër. Me ngjyrën rozë mund të shikohet vetëm me ndihmë optike ose nga syri i lirë nëse moti është i kthejllët; kurse territoret e ngjyrosura me të kaltër shikimi i hënës së re mund të vërehet vetëm me ndihmën optike – 5 maj.
Kalendari hënor
Kalendari hënor që përdorin muslimanët përbëhet nga 12 muaj – ku secili muaj mund të ketë 29 ose 30 ditë. Kjo varet nga hena e re, që ndonjëherë një muaj mund të jetë 29 ditë, kurse muajin tjetër 30.
Muaji i shenjtë
Për muslimanët, Ramazani është muaji i nëntë hënor, pikërisht kur ka filluar të zbritet Kurani – libri i shenjtë përpara 1400 viteve. Gjatë këtij muaji, muslimanët abstenojnë nga haja, pija dhe marrëdhëniet seksuale nga agimi deri në perëndim.
Agjërimi i muajit të Ramazanit është njëri ndër pesë kushtet e Islamit, sëbashku me shehadetin, namazin, zeqatin dhe shkuarjen në haxh – nëqoftëse ke mundësi.
Kësaj here Ramazani do jetë 29 ditë, ku dita e parë e Bajramit do jetë 4 qershori. Absulutisht, njëra ndër festat më të këndshme të atyre që agjërojnë./Foldrejt.com