Sipas Meteoalb vendi ynë do të karakterizohet nga vranësirat kryesisht në viset malore.
Mesdita do të sjellë zhvillimin e tyre si dhe të reshjeve. Gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes temperaturat do të pësojnë ulje.
Ato do të variojnë nga vlerat 0°C në zonat malore deri në 15°C në vendet e ulta.
Temperaturat e ulëta do të vijojnë deri në fundjavë, dhe ditët më të ftohta priten të jenë e enjtja dhe e premtja.
Era do fryjë e fortë me shpejtësi 55-60 km/h nga drejtimi jugor.