Organizmi ynë është i ndërtuar në atë mënyrë, sa që ndonjëherë na tregon nëpërmjet shenjave se kemi mungesë të vitaminave të caktuara.
Sipas ekspertëve shëndetësorë, vitamina A është një nga vitaminat më të rëndësishme të nevojshme për shikim të shëndetshëm, sistemin imunitar, pjellorinë dhe lëkurën dhe kur mungon, mund të sjellë pasoja të shumta.
Sipas Healthline, edhe pse mungesa e kësaj vitamine ndodh disi më rrallë në vendet e zhvilluara të botës, gratë shtatzëna, nënat në gji, foshnjat dhe fëmijët në zhvillim kanë një rrezik të shtuar.
Po kështu, disa diagnoza si fibroza cistike dhe diarreja kronike mund të rrisin gjithashtu rrezikun e mungesës së vitaminës A.
Sipas mjekëve, këto janë shenjat që tregojnë një mungesë të mundshme të kësaj vitamine thelbësore tek njerëzit:
Lëkurë të thatë
Sy të thatë dhe të irrituar
Verbëria e natës
Infertiliteti dhe problemet me konceptimin
Vonesa në rritje dhe zhvillim
Infeksione të shpeshta të fytit dhe gjoksit
Shërimi i ngadalshëm i plagëve
Problemet e lëkurës si puçrrat ose aknet.