Se Josip Broz Tito ka qenë një funksionar i njohur në arenën ndërkombëtare tregon një video publikuar së fundi në Shtëpinë e Bardhë. Ai pasi vizitoi Kubën, ndalesën e radhës e kishte në Uashington të SHBA-së, ku takohet me kolegun e tij amerikan presidentin Riçard Nikson, informon foldrejt.com. Ai pritet me të gjitha nderimet.
Gjatë qëndrimit në Shtëpinë e Bardhë, përballë gazetarëve Titoja nxjer puron që e mori dhuratë nga Fidel Kastro, dhe fillon të pijë. Në këto momente Nikson ia tërheq vërejtjen se “në Shtëpinë e Bardhë nuk lejohet pirja e cigares”.
Titoja ia kthen: “Mirë për ju”, dhe vijon të pijë cigaren provokative të prodhuar nga një shtet anti-amerikan si Kuba./Foldrejt.com