Mund të ju duket e pabesueshme, por udhëheqësi i Rusisë dhe një nga kundërshtarët më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës, Vladimir Putin ka vizituar Kosovën.
Presidenti rus Vladimir Putin sapo ka arritur në Beograd, kurse shumë vite më parë ai ka qenë edhe në Kosovë – konkretisht në verë 2001, ku vizitoi trupat ruse që pushtuan aeroportin e Prishtinës, informon foldrejt.com.
Gjatë vizitës së tij, nga Kosova Putin kishte bërë thirrje për izolimin e “terroristëve”, duke mbrojtur sovranitetin e Serbisë.
Tani kur Kosova është e pavarur, Putin mund ta shoh vetëm në ëndërr vizitën në Kosovë.
Ndërkohë viteve të fundit organizatat e ndryshme, kanë alarmuar shpesh për ndikimin rusë në Ballkan por edhe në Kosovë.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/kur-vladimir-putin-vizitoi-kosoven-ne-vitin-2001-616873/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright