Versetet e para të Kaptinës Rum në librin e Shenjtë, Kur’anin, prekin një moment historik, më konkretisht një luftë që ka ndodhur ndërmjet persianëve, të cilët kanë qenë idhujtarë, dhe bizantëve, të cilët kanë qenë Idhëtarë të Librit (Ehli Kitabë), gjëgjësisht krishterë. Ndërkaq Kur’ani paralajmëron se persianët që kosnideroheshin atëkohë superfuqi, në të ardhmen e afërt do të pësojnë humbje, kurse bizantët do të fitojnë.
Sipas historianit Edward Gibbon, askush nuk kishte mundësi as të ëndërronte së tetë vjetë pas paralajmërimit të humbjes së persianëve do të ndodhte që të fitonin bizantinët.
Shkaku i zbritjes së këtij ajeti Kur’anor është rasti mes Ebu Bekrit dhe kurejshitit Ubejj ibn Halef, i cili ju drejtua Ebu Bekrit duke i thënë se, Muhamedi mendon se brenda disa viteve bizantët do të dominojnë mbi persianët e, nëse është ashtu, eja të vëmë bast për këtë çështje (në këtë kohë basti akoma nuk ishte ndaluar në Islam).
Ndërkohë gjatë kësaj kohe të gjithë politeistët arab mendonin se pasi humbën bizantinët, të cilët ishin krishterë / ehli kitabë, do të humbin edhe muslimanët si Ehli Kitabët / Ithtarët e Librit, sepse edhe muslimanët besonin në një Zot njejtë si ato.
Ebu Bekri e pranoi propozimin e Ubejj ibn Halefit dhe kërkoi: Nëse brenda tre viteve dominojnë bizantinët, ti do të m’i dhurosh dhjetë deve të reja, e nëse jo, do t’i dhurojë unë. Pas kësaj Ebu Bekri vjen te Profeti Muhamed dhe i tregon për rastin. Profeti Muhamed i tha: Shko dhe rrite numrin e deveve në 100, kurse kohën zgjate deri në 9 vjet, sepse fjala bida’ prej gjuhës arabe, ka kuptimin prej 3 deri në 9 vjet.
Pas kësaj ndodhi ashtu siç paralajmëroi Zoti dhe profeti Muhamed, humbën persianët idhujtarë dhe fituan bizantët krishterë.