Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, ku po diskutohet për zhvillimin ekonomik rajonal në një mjedis të pasigurt dhe se si duhen menaxhuar sfidat nën presionin e realitetit.
Në fjalimin e tij, kryeministri Kurti ka vlerësuar se rritja ekonomike në Evropën Juglindore mund të arrihet përmes demokratizimit të qeverive dhe vlerave.
“Rritja ekonomike në Evropën Juglindore mund të arrihet me demokratizimin e qeverive dhe vlerave. Qeveria e Kosovës është duke planifikuar 4.5 miliardë investime në energji të pastër në Kosovë”
“Jemi të parët në rajon dhe të dytët në botë sa i përket sundimit të ligjit, Kosova është ngritur 17 vende më lart, sipas Worldpress Index. Ta bëjë edhe më të prekshëm këtë koment, ekonomia jonë në rritje është 10.7 për qind që është më e madhja në rajon dhe më e madhja në Kosovë që nga pas lufta”, është shprehur kryeministri Kurti.
Tutje, kryeministri Kurti ka përmendur edhe pakot subvencionuese që përfshijnë disa kategori në Kosovë që nga pensionistët, studentët dhe sektori publik e privat.
“Kemi bërë pako për ata që kursejnë energji që kursejnë 100 kilovat orë, nga viti i kaluar, ne japim subvencion 200 kilovat. kemi bërë subvencionim për pensionistët, studentët e ndërmarrësit, sektorin publik dhe atë privat. Kemi mbajtur premtimin që studentët të mos paguajnë për studimet e tyre”
“Sa i përket energjisë së ripërtritshme, është të vazhdojmë me dekarbnonizimin,, kemi strategji shumë ambicioze. Nga viti tjetër do të vazhdojmë në projektet në ndërtime të energjisë së ripërtritshme. Do të bëhet zhvillim në kapacitetin e baterive si dhe zhvillimin e forcës së punës”, ka thënë kryeministri Kurti./FolDrejt/