fbpx
  • TË FUNDIT
  • Trending
Kurti: Emërimi i Njazi Thaçit thelloi krimin dhe kapjen e shtetit

Kurti: Emërimi i Njazi Thaçit thelloi krimin dhe kapjen e shtetit

2 Qershor, 2018
S’ndalet COVID-19, mbi 800 raste të reja në 24 orët e fundit në Kosovë

Konfirmohen 783 raste të reja me COVID-19, dy persona humbin jetën

17 Gusht, 2022
“Pritet të ndodhë ajo që ishte parashikuar për vitin 2050”, flasin meteorologët për temperaturat ekstreme

Temperaturat e larta në Greqi, shpallet gjendje emergjente për tri ditët e ardhshme

17 Gusht, 2022
Ambasadorja kineze në Beograd:“Kina i kupton dhe i mbështet të gjitha kërkesat legjitime të palës serbe”

Ambasadorja kineze në Beograd:“Kina i kupton dhe i mbështet të gjitha kërkesat legjitime të palës serbe”

17 Gusht, 2022
“Vuçiq në mënyrën më të mirë të mundshme do ta ruajë paqen dhe do t’i mbrojë interesat tona shtetërore dhe kombëtare në takimet e ardhshme në Bruksel”

“Vuçiq në mënyrën më të mirë të mundshme do ta ruajë paqen dhe do t’i mbrojë interesat tona shtetërore dhe kombëtare në takimet e ardhshme në Bruksel”

17 Gusht, 2022
Ministri Latifi po qëndron në Vjenë, mban ligjëratë në Kongresin e Kirurgjisë

Ministri Latifi po qëndron në Vjenë, mban ligjëratë në Kongresin e Kirurgjisë

17 Gusht, 2022
Alarmohet Britania e Madhe pas goditjes nga stuhitë, mbi 2.5 milionë shtëpi rrezikojnë përmbytjen

Alarmohet Britania e Madhe pas goditjes nga stuhitë, mbi 2.5 milionë shtëpi rrezikojnë përmbytjen

17 Gusht, 2022
Hoxhaj udhërrëfyesin për liberalizim e quan mjerim politik

“Nuk është kohë e parullave si frymëzime të çastit drejt moçalit politik, nga ku s’mund të dalim assesi!”

17 Gusht, 2022
Koreja e Jugut bën të ditur se nuk planifikon denuklearizimin e Koresë së Veriut

Koreja e Jugut bën të ditur se nuk planifikon denuklearizimin e Koresë së Veriut

17 Gusht, 2022
Anija ukrainase me 13 mijë tonë misër zbarkon në Itali

Edhe katër anije tjera të ngarkuara me drithëra largohen nga porti ukrainas

17 Gusht, 2022
Ia bastisën shtëpinë, Donald Trump nuk pranon të flasë para prokurorëve, bastisjen e quan gjueti shtrigash

Trump reagon sërish pas bastisjes, e krahason FBI-në me kriminelë të zakonshëm

17 Gusht, 2022
Fol Drejt
E mërkurë, 17 Gusht, 2022
Kontakt
  • AKTUALE
  • EKONOMI
  • BOTË
  • KULTURË
  • SPORT
  • FAQJA E ZEZË
  • OPINION
  • TEKNOLOGJI
  • HISTORI
  • LËMSH
No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result

Kurti: Emërimi i Njazi Thaçit thelloi krimin dhe kapjen e shtetit

4 vjet më parë
in EKONOMI
Koha e leximit: 3 minuta lexim

Fillimi » Kurti: Emërimi i Njazi Thaçit thelloi krimin dhe kapjen e shtetit

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, në një konferencë për media, në të cilën ka folur për emërimin e Njazi Thaçit, ushtrues detyre i drejtorit të KEK-ut .

Kurti tha se që nga mbrëmë, u thellua krimi i organizuar dhe kapja e shtetit.

Lexoni edhe..

Shënohet rritje rekorde e inflacionit vjetor në Britani në 40 vitet e fundit

Gjermania bën me dije se ka gaz për afro 3 muaj nëse Rusia ndalon tërësisht furnizimet

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Lideri i VV-së tha se Thaçët dhe PDK-ja, kanë ushtruar pushtet në KEK, nëpërmjet Njazi Thaçit, i cili për një kohë të gjatë sa ishte drejtor i prokurimit, nënshkroi kontrata që gati e kolapsuan këtë kompani publike.

“Raportimet e shumta hulumtuese nga mediat, por dhe nga organizatat e huaja të auditimit kanë treguar për manipulime dhe keqpërdorime të rregullta të Njazi Thaçit në KEK. Në kohën kur shef i prokurimit në këtë zyrë ishte pikërisht z. Thaçi, ndër përfituesit me të mëdhenj në KEK, ishin kompanitë nga Serbia. Për aq sa është zbuluar deri më sot në kohen sa Qeverinë e kishte PDK ja e shef i prokurimit ishte i sapo emëruari U.D i drejtorit në KEK, kompanitë serbe përfituan rreth 400 milionë euro vetëm deri në vitin 2013.

Duke i llogaritur dhe blerjet e energjisë, të cilat që nga paslufta e deri në vitin 2013, patën arritur shumën deri në 365 milion euro, pra janë përfitues kompanitë nga Serbia të atyre së paku atyre 400 milionë euro vetëm nga KEK-u. Pra nga mbrëmë mund të themi se është thelluar krimi i organizuar e kapja e shtetit të Kosovës, në epiqendër të së cilit ndodhet pikërisht presidenti aktual”, tha ai.

Kurti më tej tha se Nijazi Thaçi, i cili është një eksponent i krimit të organizuar në Kosovë, u avancua dhe se kontrolli në shtetin e kapur, po rritet nëpërmjet pozitave të tilla, ku nuk ka njerëz kompetent, e të ndershëm, por familjarë të zyrtarëve të majave të institucioneve të sistemit..

“Aty ku KEK-u nuk është i privatizuar, aty KEK është i familjarizuar. Aty që nuk e shiten i vendosen kushërinjtë e tyre. Ky është krim i organizuar, në krye të këtij krimi të organizuar qëndron presidenti.Por sot duhet ta theksojmë që në Kosovë në të cilën ka mijëra ekonomist e inxhinier, patriot e të ndershëm, njerëz të këtij vendi, u përzgjodh pikërisht më i korruptuari që të bëhet U.D sepse është kushëri i presidentit. ”, tha Kurti

Ndërkaq, Avni Zogiani foli për orientimin e fondeve drejt kompanive serbe në kohën sa kushëriri i Hashim Thaçit, Njazi Thaçi ishte udhëheqës i Prokurimit.

“Agjencioni i Auditorit të BE-së, OLAF, sidomos blerjen e energjisë e pat konsideruar si shumë të dyshimtë. Për shkak se kjo blerje kryesisht është bërë nën monopolin e disa personave dhe disa organizatave, përkatësisht bizneseve të cilat kanë qenë pronë e dy biznesmenëve të njohur serb të cilët në një kohë të caktume i kanë njohur dhe si mafia ballkanike e energjisë, përkatësisht Vuk Hamoviq dhe Damir Fazliq..Mund të gjeni referenca të mjaftueshme. Z.Damir Fazlliq është nip, çun motre i ish shefit të UDb-së Jovica Stanishiq.

Kemi të bëjmë me një lidhje direkte të personave me ndikim në serbi, nëpërmjet familjarëve të tyre, të cilët më vazhdimësi kanë siguruar kontrata nga autoritet e Kosovës. e këto kontrata janë rritur sidomos në kohen kur Qeverinë e ka marrë PDK-ja…Në njërën anë, kompanitë serbe kanë marrë shuma të mëdha për shitjen e energjisë elektrike, e në anën tjetër , si shef i Prokurimit në KEK, U.D të drejtorit aktual të KEK-ut z. Njazi Thaçi ka dhënë tender të mëdhenj, të majm për kompanitë serbe”, tha ai.

Zogiani po ashtu tha se Njazi Thaçi, gjatë karrierës së tij si zyrtar i KEK-ut, ka shpërblyer me tenderë edhe familjarët e deputetëve të PDK-së. Sipas tij familja e deputetit Shaip Muja, nëpërmjet kompanisë “Doni” dhe “Ci-Kos”, pronë e Fatmir Mujës, vëllait të Shaipi Mujës, është e kontraktuar për shitjen e skrapit të KEK-ut, ku Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka gjetur një sërë parregullsish.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Mbyllen 9 lokale të lojërave të fatit

Lajmi tjetër

ATK në periudhën janar–maj ka mbledhur 193.5 milionë euro

Të ngjajshme

Shënohet rritje rekorde e inflacionit vjetor në Britani në 40 vitet e fundit
EKONOMI

Shënohet rritje rekorde e inflacionit vjetor në Britani në 40 vitet e fundit

17 Gusht, 2022
Rreziku që Rusia ta ndërpresë furnizimin me gaz, pason thirrja për gjendje gatishmërie në Evropë
EKONOMI

Gjermania bën me dije se ka gaz për afro 3 muaj nëse Rusia ndalon tërësisht furnizimet

17 Gusht, 2022
Shqipëria ndihmon Kosovën dimrit e kjo Shqipërinë verës, kjo është skema e shkëmbimit energjetik Kosovë-Shqipëri
EKONOMI

Zëdhënësi i KEDS njofton për rikthim të reduktimeve në Kosovë

16 Gusht, 2022
Ministria e Ekonomisë i reagon LDK-së, sqaron mbi investimet kapitale
EKONOMI

Sqarim për publikun rreth investimeve kapitale në Ministrinë e Ekonomisë

16 Gusht, 2022
Vendoset përfundimisht nëse do të rritet çmimi i rrymës në Kosovë
AKTUALE

Që nga sot do të përballemi me reduktimet e rrymës

15 Gusht, 2022
E ka të pamundur t’i përballojë faturat e rrymës, 51-vjeçarja shfrytëzon qendrat tregtare si vende për ngrohje
EKONOMI

Pasojat e thatësirës së madhe/Ekspertët tregojnë rrezikun për prodhimin e energjisë elektrike në Evropë

13 Gusht, 2022
Shfaq më shumë
FolDrejt Logo PDF (2-01

RRETH NESH

Fol Drejt është një dritare e pavarur, që ka për synim informimin e drejtë dhe të paanshëm. Përpjekja për ngritjen e vetëdijes shoqërore, duke i rrahur çështjet të cilat i preokupojnë qytetarët, përbën një pjesë të misionit të cilin janë zotuar se do ta përmbushin gazetarët e këtij mediumi.

Politikat redaksionale kanë për tharm qasjen kritike, por jo shantazhin, qëndrimin e hapur ndaj të gjitha palëve, por jo lojalitetin karshi fenomeneve negative. Më saktë, këto politika, shtyllat bazë i kanë të ndërtuara mbi liritë dhe të drejtat e njeriut.

Platforma mbulon zhvillimet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, rajon dhe gjetiu, kudo ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët. Diaspora, nga e cila vjen mbështetja financiare e portalit, do ta ketë vëmendjen e duhur.
Politika, kultura, shëndetësia, ekonomia, zhvillimet sociale dhe sfera të tjera, do të mbulohen me artikuj të ndryshëm, artikuj që i përmbushin standardet më të larta të një gazetarie profesionale.

Besoni në ne, bashkëpunoni me ne. Na ndiqni dhe na kontaktoni direkt në: [email protected]

Lajmet më të lexuara

  • U përpoq t’i shpëtonte nga mbytja 15-vjeçarët, por vetë 19-vjeçari nuk arriti të dalë nga uji

    U hodh për t’i shpëtuar 3 fëmijët e tij, mbytet bashkë me 6 vjeçarin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shkon në 16 numri i personave të vdekur nga shpërthimi në qendrën tregtare në Armeni

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 175 biblioteka të djegura në Kosovë nga lufta gjenocidale e Serbisë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

NA NDIQ

Kontakti

Adresa: Mahir Domi 20, Prishtinë, Tophane 10000

Tel: +383 44 499 824

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 46 666 200

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Fol Drejt SHPK

  • AKTUALE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • MEDIAT NDËRKOMBËTARE
  • KULTURË
  • SPORT
No Result
View All Result
  • AKTUALE
  • EKONOMI
  • BOTË
  • KULTURË
  • SPORT
  • FAQJA E ZEZË
  • OPINION
  • TEKNOLOGJI
  • HISTORI
  • LËMSH

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM