Sot në seancën e Kuvendit të Kosovës, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e pyeti Kurtin nëse është e mundur që çështja e Fondit të Sigurisë të rregullohet me ligj si dhe nëse ka pengesa për blerjen e armatimit.
“Sa i përket blerjes së armatimit dhe shpenzimeve tjera në fushën e mbrojtjes ka ca pengesa te ne ligjore e procedurale, por ka pengesa edhe tek shtetet ku jemi të interesuar të pajisemi. Prandaj, po bëjmë krejt çka dimë që të shkojmë sa më shpejt dhe pajtohem që konteksti gjeopolitike e gjeostrategjik nënkupton që edhe buxheti për 2022 ta rishikojmë se askush nuk e di si do të shkojnë muajt në vijim”, tha Kurti, transmeton Fol Drejt.
Ndërkaq, sa i përket Fondit të Sigurisë, kryeministri tha se dëshirojnë të rritet sa më shumë e shpejt, ndërsa a e ndihmon këtë Ligji do ta diskutojë me ministrin e Mbrojtjes për të parë sa është e mundur.
Ai shtoi mbrojtja dhe ushtria janë dy fushat ku më së shumti e kanë rritur buxhetin. /FolDrejt/