Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se Prokuroria e Shtetit e ka në dorë mundësinë për të shpëtuar Telekomin e Kosovës, e që sipas tyre këtë mund ta bëjë vetëm duke kryer punën e saj.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një konferencë për media tha se gjendja e sotme në Telekomin e Kosovës është si pasojë e krimit dhe korrupsionit të lartë.
“Në Telekom janë bërë krime dhe nuk janë bërë hetime. Në Telekom nuk janë lejuar investimet dhe vazhdimisht Telekomi është kërcënuar me privatizim. Telekomi i Kosovës edhe mund të shpëtohet edhe te zhvillohet. Prokuroria të veprojë menjëherë. Pra, është e mundshme edhe të shpëtohet edhe të zhvillohet. Ndërsa, profesori i telekomunikacionit Ismet Hamiti, tha se Prokuroria e shtetit e ka në dorë ta shpëtoj Telekomin e Kosovës. Këtë mesazh kisha pas dëshjrë të tregohet dhe të kuptohet nga publiku”, ka thënë Kurti, raporton KP.
Ndërsa, profesori i telekomunikacionit Ismet Hamiti, tha se Prokuroria e shtetit e ka në dorë ta shpëtojë Telekomin e Kosovës.
Sipas tij, Telekomi është në gjendje të keqe, është në gjendje aq të keqe sa nuk mund t’i mbulojë as shpenzimet e veta rrjedhëse. Përkundër faktit se Telekomi i Kosovës sikurse telekomat e shteteve të tjera janë shumë fitimprurëse. “Në botë nuk kam dëgjuar se një telekom të falimentojë. Por Telekomi i Kosovës është në këtë gjendje, pasi që fitimet e saj janë plaçkitur vazhdimisht”, tha Hamiti.
Ai deklaroi se përgjegjës për këtë gjendje janë të gjitha qeveritë e pasluftës, përfshi edhe këtë aktuale.
“Këta kanë vepruar në një vazhdimësi kundër interesit publik e për interesat e grupeve jo formale. Këtu e kam fjalën tek mënyra se si kanë arritur mënyrën e plaçkitjes sistematike”.
Sipas tij, përkundër faktit se prokuroria i ka të gjitha hollësitë nuk vepron.
“Ata e panë të udhës që vetëm një vit e gjysmë të denoncimit të krimit të më ftojnë për të thënë diçka rreth këtij krimi. Dhe aty e kuptova një fakt se prokuroria nuk është e interesuar ta hetoj këtë krim. Prokuroria dëshiron ta amnistojë edhe pse ky rast është shkollor i një krimi që është lehtësisht i provueshëm. Përkundër kësaj prokuroria nuk vepron dhe ky është shkaku që më shtynë ta përsëris edhe një herë se prokuroria e ka në dorë ta shpëtojë Telekomin. Vetëm duhet ta kryejë punën e saj”, ka thënë Hamiti.
I pyetur se a ekziston ndonjë mundësi tjetër për shpëtimin e Telekomit, Hamiti iu drejtua mediave, duke thënë se “ju e keni në dorë po ashtu që të tregoni se prokuroria nuk ka vullnet”. Ndësa, potencoi se është një formë tjetër, por që ai tha se mund të akuzohet për nxitje të dhunës, nëse vetëm e thotë.